Përgjegjshmëria kolektive dhe rëndësia e sigurimit ndaj pronës në Shqipëri

0
95

Katastrofat janë ngjarje të rralla por me një impakt të lartë nëjetën e shumë njerëzve. Ato  mund të jenë fatkeqësi natyrore osetë shkaktuara nga dora e njeriut. Shumë katastrofa  nuk mund tëshmangen, veçanërisht katastrofat natyrore, gjithësesi efektet e tyre  ekonomike dhe sociale mund të zbuten nëpërmjet njëmanaxhimi të mirë dhe parandalimi.

Shqipëria paraqitet me një nivel relativisht të lartë vulnerabilitetiekonomiko-social ndaj katastrofave. Duke qenë se vendi ynëështë mjaft i rrezikuar nga katastrofat natyrore, shoqëria duhet tëjetë sa më e mbrojtur, përmes sigurimit të pronës apo bizneseve.

 

Përcaktimi i nivelit të riskut të katastrofave, roli i aktorëve tëndryshëm dhe përcaktimi i një strategjie kombëtare përmanaxhimin e riskut të katastrofave janë emergjencë kombëtare. Sigurimi i pronës ka një impakt ekonomik dhe social ndajkatastrofave natyrore në vendin tonë.

Ngjarjet katastrofike të natyrës godasin shumë vende, rajone dhepopullata, por Shqipëria është mjaft e ekspozuar ndaj tyre, veçanërisht nga përmbytjet dhe lëkundjet sizmike. Pasojat e tyrejanë jashtëzakonisht të mëdha në disa këndvështrime. Ato janëtë shoqëruara me humbje jetësh njerëzish, me dëme kolosale tëkarakterit ekonomik e social, por edhe me prishjen e trendit nëzhvillimin ekonomik të vendeve, si dhe këputjen e zinxhirit tëekuilibrave mikro dhe makro-ekonomike.

Në vendin tonë kanë ndodhur historikisht ngjarje që kanëtronditur rëndë zhvillimin ekonomik e social. Vitet e funditshpeshtimi i ngjarjeve me natyrë katastrofike dhe rritja e dëmevetë shkaktuara prej tyre, shihen si një kërcënim i madh përzhvillimin ekonomik, social dhe human në shumë zona tëprekura ose që rrezikojnë të preken prej tyre.

Megjithëse kanë karakter rastësor kur ndodhin, të shtrira nëperiudha kohore afatgjata, këto janë ngjarje që kanë një shkallërelativisht të qëndrueshme të probabilitetit të ndodhjes. Problemiqë shtrohet është studimi dhe gjetja mekanizmave të menaxhimittë riskut të katastrofave si dhe të krijohen instrumenta dhe mjetete nevojshme për përballimin e dëmeve të shkaktuara prej tyre, kapërcimin e pasojave dhe kthimin ne normalitet. Vlerësimi iriskut të katastrofave, matja e tij dhe teknikat e menaxhimit tëkëtij risku janë në fokus të studimeve dhe kërkimeve në fushën e manaxhimit të riskut dhe sigurimeve përsa i përket ngjarjevekatastrofike.

Për një vend të vogël dhe me ekonomi relativisht të dobët siShqipëria, mund të shtrohen disa probleme, të cilat kanë nevojëpër shtjellim.

Problemi i parë që është thelbësor për këtë studim, është: A është e ekspozuar ekonomia dhe shoqëria shqiptare ndaj riskut tëkatastrofave

Studimi i Bankës Botërore  e rendit Shqipërinë në 10 vendet mëtë ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë ikatastrofave natyrore, me gati 90% të PBB të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Me gjithë ekspozimin e tyre serioz ndaj rrezikut të fatkeqësive tëshkaktuara nga impakti i rreziqeve natyrore përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet sirezultat i ndryshimeve klimatike, menaxhimi i rrezikut ndajfatkeqësive natyrore është shumë i dobët në Shqipëri dhe nëvendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këto vende ështërealisht inekzistent mbulimi i pronave të pronarëve të shtëpivedhe bizneseve të vogla me siguracion në rast fatkeqësish. Përveçvuajtjeve njerëzore dhe humbjeve në njerëz, katastrofat natyrorekanë një impakt të konsiderueshëm në ecurinë ekonomike tëvendeve të prekura.

Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumtafiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëmnë rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet irëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërriminfinanciar.

rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësivenatyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqevenatyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë kostone huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve tëbiznesit.

rastin e qeverisë sigurimi i pronës do të ndihmojë nëreduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin sirezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojëakses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve tëfatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruaranga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduardhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim përkatastrofat natyrore me çmim të përballueshëm.

Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materialedhe jetësore. Tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë tëdëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkatuara dhe duke ilikuiduar në kohë rekord. Familjarët dhe bizneset e siguruaraishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare tëdëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguaravetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove, gjë qëtregon konsolidimin dhe gatishmërinë e likuiditetit të tregutfinanciar në Shqipëri.

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore nëekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë.

Sigurimi i pronës ndikon jetën e gjithkujt dhe gjithëekonominë e vendit!

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here