Ja parashikimi i motit për ditën e sotme, rriten tempe

0
142

Edhe në ditën e sotme do të vijojë dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit deri në mesditë kur zonat malore do të kenë edhe vranësira kalimtare.

Vranësira më të shpeshta do të ketë në juglindje duke rrezikuar nga shira të përkohshëm dhe të izoluar. Pasditja do të mbetet me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa zonat lindore dhe kryesisht juglindja do vijojë me vranësira të herë pas hershme.

Mbrëmja sjell stabilizim të atmosferës rrjedhimisht, në gjithë vendin do të dominojë moti i kthjellët deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë, më e ndjeshme gjatë orëve të mëngjesit ndërsa maksimumi në rang vendi do të ngjitet në 37ºC.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi prej 22 km/h nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në brigjet detare dallgëzimi mbetet i ulët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here