Këlliçi: Shqetësim në SHBA për Drejtësinë, dollarë të Sorosit penetruan përmes ish-bashkëshortes së Ramës, sot e Çuçit

0
127

Kongresmenë amerikanë në Uashington kanë shprehur shqetësimin e tyre për reformën që po bëhet në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ky shqetësim ka qënë një nga temat kryesore në diskutimet që kanë pasur me deputetin e PD-së, Belind Këlliçi, të cilin e ftuan disa ditë më parë për një tur 4-ditor takimesh në Capitol Hill.

Gazetari Flavio Qarri i “Kafe Shqetos” e justifikoi këtë interesim të kongresmenëve amerikanë me faktin se kjo reformë financohet nga SHBA, paguhet me dollarë amerikanë, por deputeti Këlliçi pa edhe më larg se kaq: “…nga dollarë amerikanë të financuara nga USAID dhe dollarë amerikanë që kanë penetruar edhe në sistemin tonë përmes organizatave satelit të Xhorxh Sorrosit, të sponsorizuara nga Sorrosi, – tha ai. – Mjaft t’ju përmend “East-West Management Institute” të drejtuar nga ish-bashkëshortja e kryeministrit Delina Fico, sot bashkëshorte e Ministrit të Brendshëm.”

Flavioi solli në vëmendje të Këlliçit edhe“tolerancën e çuditshme e Bidenit për narkoshtetin e Shqipërisë”, një opinion i botuar së fundmi nga analisti Tom Rogan, për të cilën po ashtu i kërkoi një mendim.

Belind Këlliçi tha: Problemi që unë parë dhe një nga mangësitë e mëdha që kam hasur, ka qenë që për një pjesë të skandaleve në Shqipëri, një pjesë të keqqeverisjes etj etj nuk ka informacione! Ka pasur pak informacion dhe duhet të jemi edhe realistë: Shqipëria është një vend në Ballkanin Perëndimor, një vend i vogël i Europës, ndër vendet më të vogla dhe më të varfra e sigurisht, në situatën gjeopolitike aktuale, me situatën e Ukrainës dhe të Rusisë dhe problemet që Amerika ka me Kinën, Korenë e Veriut etj. sigurisht Shqipëria s’është në vëmendje ndaj mund të përfitohet edhe nga Qeveria aktuale, edhe për shkak të raporteve që shkojnë, që të mos ketë vëmendjen e duhur.

M’u duk shumë interesant ai editoriali që lexova që si ka mundësi që administrata zyrtare amerikane nuk është e shqetësuar për një vend si Shqipëria, që jemi vend i NATO-s ( e pa diskutim kjo falë meritës së PD-së) dhe ku sot për fatin tonë të keq, kemi një propagandë që partia që rilidhi marrëdhëniet me SHBA në 1990-ën – partia që rrëzoi komunizmin – partia që futi Shqipërinë në NATO – partia që hoqi vizat – na shitet si parti “anti-amerikane”…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here