Denoncon avokati: Një kompani serbe ka kontrollin e të gjitha të dhënave elektronike të Shqipërisë

0
111

 Avokati Altin Goxhaj deklaroi deklaroi se një një kompani serbe në Bosnje Hercegovinë ka kontrollin e të gjitha të dhënave elektronike të shtetit shqiptarë dhe shtetasve shqiptarë po ashtu.

“Rezulton se një kompani serbe në Bosnje-Hercegovinë, kur dihet se serbët e Bosnjës kanë marrëdhënie më të ngushta se serbët në Serbi me Rusinë, marrin kontrollin e të gjithave të dhënave elektronike të shtetit shqiprtarë, çdo lloji të dhëne po ashtu të çdo personi. Kjo ndodh në shkelje të plotë me sigurinë kombëtare si dhe me shkeljen e privatësisë që e parashikon Kushtetuta e Shqipërisë. Menaxhimi dhe kontrolli i të gjitha të dhënave elektronike që ka Shqipëria, Rusia ka të drejtë edhe ti kontrollojë të gjitha. Pyetja është, kush ia ka dhënë këtë të drejtë rusëve që të kenë një influencë të tillë në Shqipëri?”, pyet avokati.

Ai risolli në vëmendje edhe një denoncim të bërë prej tij rreth një vit më parë, ku ka deklaruar se një forum rinor i financuar nga rusët dhe i mbështetur nga Erion Veliaj dhe qeveria shqiptare, kryenin aktivitete që kishin të bënin me propagandën pro ruse.

“Para një viti kam denoncuar se një forum rinor i financuar nga ambasada ruse në Tiranë dhe i mbështetur nga Erion Veliaj dhe qeveria shqiptare, kishin krijuar një vatër të tyre. Ky forum festonte festën e përvjetorit të ushtrisë ruse, nderonin Putinin si njeriun më të rëndësishëm në planet, festonin aneksimin e Krimesë nga rusët. Po të vini re, denoncimet e mia publike janë fshirë në internet. Në Shqipëri janë me qindra njerëz që kanë marrë influenca të tilla ruse përmes shkollës që kanë bërë dhe mësimeve që kanë marrë”, tha avokati për Fax News.

Duke komentuar deklaratat mbi lobimin rus për aktivitetet e kreut të opozitës në perëndim, Goxhaj u shpreh:  “Pyetja është si mund të hidhen 500 mijë dollarë për një fotografi, e cila ishte një foto e vjedhur në një aktivitet krejt pa lidhje me Shqipërinë e bërë në një mbledhje me presidentin amerikan? Unë di të them se Basha është një person qartësisht me Xhorxh Soros. Tani këto denoncime që janë denoncuar nga një media që favorizon Xhorxh Sorosin në Amerikë, janë një akt të cilin mund ta ketë porositur vetë Basha. Kjo  që të duket sikur opozita është e influencuar nga ndikimi rus”.

Goxhaj argumentoi më tej: “Nuk ka asnjë fakt të influencës ruse kjo për dy arsye. E para, se baza e demokratëve njihet si trashëgimtare e orientimit pro amerikan, ndryshe nga elektorati i majtë me oriantim historikisht pro lindor. 

E dyta, e gjithë historia e Partisë Demokratike, ndryshe nga PS-ja ka qenë pro vendimeve integruese, kujtojmë se Partia Socialiste ka votuar kundër anëtarësimit në NATO. Ne e kemi si strategji që të akuzojmë për partitë si të influencuara nga rusët, dhe kjo bëhet në mënyrë të qëllimshme sepse është një strategji sorosiane”.

Avokati argumentoi  se opozita dhe Basha janë të orientuar dhe bazuar tek politika gjermane, në një kohë kur sipas tij Gjermania nuk ka asnjë interes për strategjinë se si bëhet opozitë në Shqipëri, duke mbrojtur tezën se kreu demokrat si qëllim final të tij ka shkatërrimin e partisë që drejton.

“Kemi një opozitë që nuk tregon kurrë qëndrimin e saj politik në raport me politikën ruse dhe amerikane. Investon gjithë kohës në një Gjermani që nuk ka asnjë interes me strategjinë se si bëhet opozitë në Shqipëri. Qeveria gjermane është qveria që është e interesuar ta mbajë sa më të errët historinë e Shqipërisë, pasi në të kundërt është e detyruar që të hap dyert për azilantët. Mbetem partizan i tezës se Lulzim Basha është simpatizant i Xhorxh Sorosit dhe qëllimi i tij final është rrëzimi dhe shkatërrimi i Partisë Demokratike”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here