Berisha: SKAP-i i partisë të hetojë çdo vendim timin, ju garantoj se do gjejnë vetëm ligjin

0
101

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se e fton SPAK-un të hetojë dhe shqyrtojë çdo vendim tijin që nga viti 1991 e gjer më sot. Berisha tha se ka firmosur gjithmonë duke pasur përpara Kushtetutën dhe ligjet.

“E ftoj SKAP-in e partisë që të shqyrtojë çdo vendim të Sali Berishës nga viti 1991 deri gjer më sot. Ju garantoj se në çdo vendim do gjejnë vetëm ligjin.

Ata që pretendojnë se SKAP-it po i bëhet presion nga të dyja anët, SKAP-it nuk po i bëhet asnjë presion nga PD. Përkundrazi, PD ka kontribuar shumë me dokumente, fakte, dhe do i paraqesë publikisht. SKAP-i është shndërruar dhe është krijuar si një organizatë, repart i PS-së.

Mund të jap një shembull: Edi Rama dhe Engjëll Agaçi i dërgojnë SKAP-it një dekret të mëkëmbësit të mbretit Jakomon. I thonë se ky dekret dëshmon se trojet e rikthyera disa familjeve tiranase janë shpronësuar me këtë dekret.

Çfarë tregon dekreti? Ka emrat e shtatë familjeve, asnjëra nuk i përket kompleksit të klubit Partizani. Çdo prokurori serioze në botë, merr vetëm një vendim: hap çështje penale ndaj atij që bën padi të rreme. Këtë e parashikon Kodi Penal dhe Procedura Penale e çdo vendi.

SKAP-i i partisë, në vend që të marrë në hetim, Taulant Sharrën, SKAP-i bën sikur nuk e disponon këtë falsitet madhor. Ky nuk është presion, ky është një turp.

Sa herë të më thërrasin, unë nuk njoh asnjë formë parashkrimi. Unë nuk kam firmosur fap e fap, unë kam firmosur duke pasur ligjet dhe Kushtetutën përpara,” tha Berisha.

Sërish, Berisha komentoi edhe largimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

“Largimi i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në 30 vite, është një nga aktet më mafioze të shtetit sepse Gledis Nano ishte një polic, një komisar i gjeneratës së re, emri i të cilit nuk figuronte në 130 narkokomisarët e raportit të Shërbimit Informativ. Nuk kam pasur asnjë iluzion se do ishte i suksesshëm, por nuk kisha informacion për lidhjet e tij me grupe kriminale. Mungesa e këtyre lidhjeve, ishte diçka pozitive në vlerësimin tim. Pra ndjehej më i lirë për të përmbushur detyrat.

Ai u përball me këto probleme. Problemi kryesor, u përball me ministrin që donte me çdo kusht, këshilltarin e tij të shkarkuar për lidhje me drogën nga ministra socialistë, i larguar për në Gjermani, i njohur si një nga arkitektët e përhapjes së drogës, Aranit Arapi, ai nuk i hapi rrugën atij.

Së dyti, doli jahti me vela plot drogë. Ju e keni parasysh reagimin e Çuçit, kur e lidha me shoqatën e skafistëve, tha se ishte i shoqatës së velistëve. Pak ditë mbrapa një velist plot drogë u kap në Itali. Se çfarë bën ministri në shoqatën e velave, se ku e gjeti këtë pasion kaq të madh për velat? Drogë është pasioni.

Por ky pati edhe një çështje të madhe me Edi Ramën. Kjo ishte çështja e call center. Aty doli emri i Edi Ramës. Është një hetim gjerman në dijeninë time.

Këto tre çështje. Së fundmi, siç është fjala: kërkoni femrën, del që përveç këtyre që thashë, munden edhe ca probleme të zonjës Balluku. Probleme të këtyre linjave, jo të tjera. Të gjitha këto bënë që ai të largohet si agjent i imperializmit amerikan,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here