“(Hot)Spot Albanese” në “RAI 3”, është emisioni që duhet të shihet nga çdo shqiptar

0
295

Nga Erion Dasho

Hot)Spot Albanese” është një emision që duhet të shihet nga çdo shqiptar. Një prej gazetarëve hetues më të njohur të Italisë, Sigfrido Ranucci që i bën një analizë të thellë në serialin REPORT të RAI 3 atij që e cilëson “vendin më të korruptuar të Europës”.Emisioni që bën bashkë ministrat e brendshëm të Edi Ramës (pjesa më e madhe e tyre të lidhur me trafikun e drogës), policë si Dritan Zagani dhe prokurorë si Besim

Hajdarmataj që kanë hetuar lidhjet e shtetit me krimin dhe kanë përfunduar të linçuar, ish-shefin e interpolit italian që pranon dhuratë toka në bregdet në emër të fondacionit të vet, vëllanë e kryeministrit që përdor të njëjtën makinë me narkotrafikantë të dënuar, etj., etj.

Gjysma e parë e emisionit trajton çështjen e kampeve të refugjatëve italianë në Shqipëri, ndërsa pjesa e dytë është “bomba” që duhet të kishte tronditur shoqërinë shqiptare.

Por ç’ndodhi?

Emisioni “Opinion” që pretendoi se do të analizonte emisionin, nga 55 minuta diskutim në studio, 40 minuta u morr me bluzën e një prej të ftuarve, duke sabotuar totalisht qëllimin e bisedës.

Nën justifikimin e “të drejtës së autorit” nuk shfaqi asnjë pasazh nga emisioni. Po kështu edhe pjesa dërrmuese e portaleve (sidomos ata më të njohurit) e kanë injoruar këtë intervistë, sikundër kanë bërë edhe televizionet apo gazetat e lidhura me ta.

Për miqtë e interesuar, linku i emisionit në rreshtin e parë, të cilin i ftoj ta ndajnë sa më shumë, pasi është i vështirë për t’u gjetur i plotë në internet.

VIDEO  – Report(Hot)Spot Albanese

"(Hot)Spot Albanese" në "RAI 3", është

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here