Lobimi rus/ Berisha: Veprim personal i Bashës, nuk mbyllet kjo çështje me mbrojtjen që po i bën Rama

0
98

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sërish çështjen e lobimit rus nga Lulzim Basha. Ai tha se auditi i PD do të fillojë punë shumë shpejt.

“Auditi do të fillojë shpejt punën. Unë u shpjegova se kanë marrë çdo gjë me vete. Edhe hard disqet edhe çdo gjë. Pavarësisht kësaj, ne do bëjmë punën.

Ajo që kam unë, dëshmi dhe dokument, nga hetimi i prokurorisë dhe dëshmitë që kanë dhënë Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, del se asnjë qindarkë nuk ka hyrë dhe ka dalë në arkën e PD.

Në këtë kontekst, unë e quaj veprim të papërgjegjshëm personal të Lulzim Bashës. Se i tillë është. Ne do bëjmë të pamundurën për atë që hetim që mund të bëjmë. Tjetrën natyrisht e bllokon Edi Rama,” tha Berisha.

“Mos harroni deklaratën që bëri dje Edi Rama se ai e dinte që paratë e Lulzim Bashës ishin ruse. Po nëse e dije, si ndërhyre në gjykatë ti për ta nxjerrë të pafajshëm? Nga kush e mori urdhrin ky?

Edhe sot i them Lul Bashës: mos kujto se mbyllet ky problem. Do dalësh të deklarosh dhe t’u thuash shqiptarëve që tani se ka një raport me të dhëna konkrete për mbledhjen e fondeve, mos mendoni se kalohet me mbrojtjen që i bën Edi Rama”, tha Berisha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here