Befasi në “Elbasan Arena”, Erzeni shokon Partizanin, të kuqtë provojnë humbjen e parë

0
197

Pasdite befasuese në Elbasan Arena, pasi Partizani u mposht 0-1 nga Erzeni.Sfida (e javës së katërt të kampionatit) do niste menjëherë me “malore” për të kuqtë, pasi do e shihnin vetën në disavantazh pas 12 minutash lojë.Aksion perfekt i Erzenit. Një krosim i Peposhit gjeti Nonaton në zonë, me këtë të fundit që realizon një gol të rrallë.Të besuarit e Kolellas përpiqen të reagojnë dhe gjithë mesfusha fillon të furnizojë me topa sulmuesin Skuka, por shijakasit mirë të përgatitur nuk lanë hapësira.

I njëjti ritëm për kryeqytetasit në pjesën e dytë, rritën presionin për gjetjen e barazimit. Në minutën e 67-të, Da Silva nuk koordinohet siç duhet dhe humbet shansin e artë për të vendosur ekuilibrat.

Sa më shumë kalonte koha, aq më e vështirë bëhej për Partizanin, që në fund nuk i mbeti asgjë tjetër veçse të pajtohej me rezultatin (Humbja e parë sezonale).Në krahun tjetër, Erzeni konfirmohet si surpriza e këtij sezoni.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here