Inter merr një fitore në limite, Brozoviç shënon pas një asisti të Barella

0
149

Inter ka arritur të marrë një fitore të vuajtur sot ndaj Torinos me rezultatin minimal 1-0.

 

Zikaltërit në pjesën e parë pothuajse nuk ishin fare në fushë, ku madje nuk arritën do godasin asnjëherë portën e kondërshtarit.

 

Miqtë ishin shumë të rrezikshëm në çdo minutë të lojës, madje duke goditur disa herë portën e Interit, por Handanovic sot ka shpëtuar mrekullisht Interin nga humbja me pritjet që ka bërë.

Mrekullia për Interin vjen një minut para se të mbyllej koha e rregullt, pra në minutën e 89-të, një asistim shumë i bukur nga Barella kthehet në gol nga Brozovic.

 

Inzaghi është duke rrezikuar shumë stolin dhe Inter duhet të rikthehet te loja e tij pasi performance e sotme la për të dëshiruar, edhe pse u morën tre pikët.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here