Vrasja në Shkodër, kamerat pikasën automjetin. Autorët ruanin pranë banesës së Çekores

0
137

Pamjet e kamerave të sigurisë janë mes provave kryesore të siguruara nga grupi hetimor i policisë së Shkodrës që po punon për zbardhjen e vrasjes së Ismet Çekores, i cili u ekzekutua një javë më psrë në afërsi të banesës së tij.

 

Burimet i thanë Ora News se 4 kamera sigurie të cilat ndodhen në kryqëzimine shkollës veterinare, përveç motorit të autorëve kanë pikasur edhe një automjet i cili ka lëvizuar sapo Çekorja është ekzekutuar me 7 plumba pistolete.

Makina ka shkuar në drejtim të kundërt më motorin dhe kjo lëvizje dyshohet se është bërë për të humbur gjurmët nga policia.

Për këtë automjet hetuesit shprehen shumë të kufizuar ndërkohë që janë kryer kërkime në disa pika servisi në zonën e Shkodrës me dyshimet se mund të jetë çmontuar, por ende pa rezultat.

 

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë makinë të djegur apo të braktisur.

 

Nga kqyrja që hetuesit i kanë bërë kamerave të sigurisë para vrasjes së Ismet Çekores, nuk është identifikuar ndonjë person i dyshimtë që lëvizte në zonë përveç banorëve të lagjes.

 

Për këtë arsye hetuesit kanë dyshimë të forta se si motori dhe automjeti që dyshohet të jetë përdorur në krim prej ditësh qëndronin të fshehura në një nga banesat e zonës duke pritur shënjestrën e tyre.

 

Besohet se autorët kanë pasur akses në DVR e kamerave të lagjes dhe e kanë vëzhguar viktimën nga pamjet filmike.

 

Pas ngjarjes policia ka kryer vetëm shoqërime por nuk është përftuar ndonjë e dhënë e veçantë. Pistat kryesore të hetimit në lidhje me krimin mbetën aktiviteti i shkuar i Ismet Çekores së bashku me djalin e tij Bajram Çekoren, i cili është shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçaj.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here