Berisha: Nuk ka interes më jetik se sa interesi kombëtar

0
98

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Nuk ka interes më jetik se sa interesi kombëtar.

Si një parti konservative, si një parti e traditës ne besojmë se nderimi për traditën, për trashëgimin pozitive është një kusht themelorë për të pasur një të ardhme që meritojmë, për të pasur një të ardhme të ndritur. Ndaj dhe ne qëndrojmë në vlerat tona kombëtare, në trashëgimin tonë kombëtare. Dhe sot kjo bëhet më aktuale se rrallë ndonjëherë. Sepse sot ëndrra shqiptare për një Shqipëri zonjë mes kombeve të zhvilluara, ëndërr kjo e cila kur rilindasit tanë e shpallën në atë kohë nuk kishte Bashkim Europian.
Por, ata në mënyrë gjeniale e projektuan Shqipërinë asaj kohe pjesë e Perandorisë Otomane si një vend, si një zonjë midis kombëve të zhvilluara të Europës. Por, duhet të jemi realistë dhe ta shohim të vërtetën drejtë e në sy. Kjo ëndërr u formua pas shekujsh, përpjekjesh të jashtëzakonëshme të Perandorisë Otomane për të tjetërsuar kombin shqiptarë.
Shqiptarët në atë perandori ishin të vetmit që nuk mund të mësonin gjuhën e nënës në shkollat osmane. Të gjitha kombëve të tjera u lejohej, shqiptarëve nuk u lejohej. Me qëllimin e vetëm që ata të mos ishin më shqiptarë. Por kjo përpjekje shekullore dështoi  dhe ajo elitë në të cilën Kolonja ka pjesë thelbësore, ajo elitë e kombit e projektoi Shqipërinë në vendet më të zhvilluara të Europës. E vërteta është që ai projeksion u pagua me gjak, me sakrifica të gjithanshme, por shqiptarët ia dolën. Një periudhë kohe e shkurtër mbreti bëri përpjekje titanike për ta deotomatizuar Shqipërinë.
Ç’ka kishte si qëllim vendosjen në kombet e zhvilluara europiane. Por, në kundërshtim flagrantë me interesat tona kombëtare. Në Tiranë instalohet Beogradi, gjatë luftës  Shqipëria bëhej përpjekja për ta shndërruar në Republikë të shtatë. Nuk dua të bëj këtu histori, por tragjike është se sot me efekte shkatërrimtare  për Kolonjën dhe Shqipërinë ai që është sot në Tiranë po bën gjithçka me Ballkanin e Hapur për ta shndërruar siç thotë edhe Aleksandër Vuçiç Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë.
Për ta bërë pjesë Shqipërinë të Jugosllavisë së vjetër. Pra ndodhemi në një moment kritik. Unë e di se të paktë janë ata që thonë se ne kemi halle të tjera më të mëdha se sa kjo. Kjo nuk është e drejtë. Se për çdo njeri të qytetëruar nuk ka interes më jetik për të gjitha interesat e tjera se sa interesi kombëtar.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here