Xhixho: Zero ndihmë për studentët është prova se Edi Rama nuk ka prioritet rininë, por ka aferat korruptive dhe klientët e saj

0
111

Nga Erisa Xhixho

Zero ndihmë për studentët është prova se Edi Rama nuk ka prioritet rininë, por ka aferat korruptive dhe klientët e saj.

➡️Asnjë qindarkë nuk është parashikuar në paketën e masave për ta, ndërkohë që Kosova me një buxhet shumë më të vogël se Shqipëria i vjen në ndihmë çdo studenti me 100 euro në muaj.

➡️Qeveria Rama vazhdon pagesat për inceneratorët fantazmë dhe korruptiv, por nuk ka para për studentët, as sa për t’u rimbursuar koston mujore të lëvizjes me transportin urban.

Janë këta të rinj që injorohen ata që mbushin kamionët apo varkat e trafikanëtve të klandestinëve, janë këta të rinj që presin me durim në radhë dritën jeshile për të studiuar e ndërtuar një jetë të denjë jashtë Shqipërisë.

➡️Dhjetë mijë studentë zgjodhën sivjet t’u drejtohen universiteteve të huaja, sepse nuk besojne tek sistemi jone arsimor i deshtuar qe nuk garanton punesim te sigurt ..

Studentët kanë qenë gjithnjë të parët që kanë ditur t’i thonë mjaft keqqeverisjes.

Ne duhet të zgjedhim protestën e përballjen me këtë regjim dhe jo largimin, sepse në këtë vend duhet të vendosë Sovrani dhe jo qeveria më e korruptuar në Europë.

?Të martën, më 13 shtator, ora 18.00 tek Inceneratori Tiranës të gjithë bashkë kundër kësaj qeverie!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here