Avokati Meksi: Edhe Rama mund të marrë nga lekët tona, pa e marrë vesh ne

0
100

Në emisionin e sotëm të ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është diskutuar për pezullimin e aktivitetit të ‘Air Albania’ nga Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).

I ftuar në emision, avokati Redon Meksi është shprehur se në vendin tonë ka shumë kompani që janë të regjistruara në offshore dhe nuk bëhen publike pronarët fundorë, përfitues.

Sipas tij, edhe Edi Rama mund të regjistrojë një kompani offshore në Panama dhe mund të futet në tendera publik dhe të marrë lekët e shqiptarët, pa e marrë vesh askush.

‘Ne duhej të kishim një ligj që të ndalon kompanitë offshore që të merrnin nga paratë publike.

Mund të kemi një kompani offshore të regjistruar në Panama që pronar mund të jetë vetë Edi Rama dhe i kalon lekët vetes së vet, paratë e publikut’, tha avokati Redon Meksi në ‘Task Force’ në SYRI TV.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here