NASA anulon përpjekjen e dytë për lëshimin e raketës Artemis Moon

0
130

Përpjekja e dytë për të nisur raketën Artemis 1 Moon nga NASA u anulua përfundimisht, pasi një rrjedhje e rrezikshme e hidrogjenit të lëngshëm u zbulua më herët të shtunën. Rrjedhja e bëri të pamundur furnizimin e rezervuarit të hidrogjenit të lëngshëm me sasinë e nevojshme të karburantit, pavarësisht përpjekjeve të ekipit të nisjes.

Sipas The Guardian, Artemis 1 ishte gati për një tentativë të dytë lëshimi pasditen e kësaj të shtune, pasi ditë më parë NASA kishte identifikuar dhe zgjidhur një problem me motorin që kishte çuar në shtyrjen e përpjekjes fillestare të nisjes. Përpjekja e radhës e nisjes, e treta me radhë, pritet të bëhet të hënën, më 5 shtator dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here