Statusi i vendit kandidat Fyle: Sjellja demokratike e tranzicioni i qetë rritën shanset për statusin. Kukan viziton sot Shqipërisë

0
95

Florenc Drizari

“Shqipëria ka treguar një përmirësim të sjelljes demokratike në zgjedhjet e fundit dhe ka siguruar një tranzicion paqësor të pushtetit, duke i rritur gjasat e saj për të fituar statusin e kandidatit”

 

stefan-fuleNdryshimi paqësor i pushtetit politik si dhe përmbushja e disa standardeve për zgjedhjet e 23 qershorit, ishin ndër faktorët kryesor që Komisioni Evropian të rekomandonte statusnin e kandidatit pa kushte për Shqipërinë.

Të paktën kështu thotë Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, në një shkrim autorial së bashku me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Linas Linkevièius, me titull “Ballkani Perëndimor dhe Turqia, mundësi të reja për zgjerim të BE-së”.

Sipas tij Shqipëria ka treguar një përmirësim të sjelljes demokratike në zgjedhjet e fundit dhe ka siguruar një tranzicion paqësor të pushtetit, duke i rritur gjasat e saj për të fituar statusin e kandidatit – theksojnë Fyle dhe Linkevièius, kryediplomati i Lituanisë, vend që mban Presidencën e radhës të BE-së.

Gjithashtu theksohet se progresi është i mundshëm aty ku ka vullnet politik për t’u fokusuar në reforma dhe aty ku axhenda e BE-së konsiderohet një prioritet kombëtar. Dialogun Kosovë-Serbi, dy autorët e këtij shkrimi e sjellin si shembullin më të mirë e më të qëlluar të fuqisë transformuese të procesit të pranimit të BE-së dhe sinjal të qartë të asaj se edhe vendimet më të vështira mund të merren nëse ka motivim dhe gatishmëri politike.

Duke u ndalur te Mali i Zi, theksohet se procesi i negociatave ka arritur në një moment të ri dhe dy kapitujt e rëndësishëm të negocimit në procesin e pranimit mund të hapen në muajt e ardhshëm. Fyle dhe Linkevièius shtojnë se “ne jemi duke bërë përpjekje po ashtu që të zhvillojmë negociatat për pranim me Turqinë sipas planit”. Por Fule e Linkevièius pranojnë se lodhja e shteteve aspirante në këtë proces përbën një farë kërcënimi. Por mesazhi është i qartë: Mundësitë për të lëvizur vendosmërisht drejt shtegut të integrimit europian janë shumë të qarta dhe të hapura. Është në duart e këtyre vendeve që këto mundësi t’i bëjnë realitet për të mirën e qytetarëve të tyre, ashtu siç e bëri Kroacia”.

Dy ditë më parë, relatori për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Nikola Vuljanic, paraqiti gjatë mbledhjes në Strasburg, një rezolutë në të cilin i bëhet thirrje Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Pak ditë pasi Komisioni Evropian rekomandoi statusin e vendit kandidat pa kushte për Shqipërisë, vendin tonë pritet ta vizitojë edhe Eduard Kukan, Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnia-Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën. Ai do të marrë pjesë këtë të hënë në takimin e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, për çeljen e sezonit të Akademisë Diplomatike. Në këtë aktivitet, z. Kukan do të mbajë edhe një ligjeratë, ku integrimi i Shqipërisë në BE dhe çështja e diskutimit të statusit të vendit kandidat nga Këshilli i Ministrave i unionit, pritet rë ngrihen si çështje.

 

 

 

Eduard Kukan viziton sot Tiranën, ja axhenda

“Në datën 28 tetor,  ora 13.30, Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, do të celë vitin e ri akademik, 2013-2914. Në  këtë ceremoni do të jetë i Ftuari i Nderit, Sh. T. Z. Eduard Kukan,  Kryetar i delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Bosnia-Herzegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën.

Me këtë rast, z. Kukan do të mbajë edhe një ligjeratë”, – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

 

 

Davatoglu: Erdogan u keqkuptua, duam marrëdhënie të mira me Serbinë

Përkthyesi: Erdogan nuk tha “Kosova është Turqi”

Pak ditë deklaratave që Kryeministri turk bëri gjatë takimit me homologun e tij shqiptar Rama dhe atë kosovar Thaçi, ka ardhur reagimi i ministrit të Jshtëm turk, Ahmet Davatoglu. Ky i fundit ka thënë se deklaratat e kryeministrit Erdogan në Kosovë janë keqkuptuar. “Ato fjalë janë keqkuptuar. Janë vetëm disa fjalë që janë nxjerrë nga një fjalim i gjatë, dhe janë vënë në kontekst që neve nuk na pëlqen.Ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë. Turqia ruan distancën e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit”, ka deklaruar Davatoglu  për televizionin shtetëror, TRT.  Ai deklaroi se Erdogan ka folur për të ardhmen e përbashkët të të gjitha kombeve të Ballkanit, pasi që të gjitha duhet të ecin përpara me paqe e stabilitet. Davatoglu theksoi se ka pasur një bisedë të gjatë me homolgun e tij serb, Ivan Mërkiq, në të cilën i ka treguar atij që Ankaraja është e interesuar për marrëdhënie të mira edhe me Beogradin.

Përkthyesi

Përkthyesi i kryeministrit turk, Bekim Muftarevic ka thënë se deklarata e Rexhep Tayip Erdogan “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë” – është përkthyer gabimisht.

Muftarevic ka shpjeguar se çfarë realisht ka dashur të thotë kryeministri Erdogani është se “Ai e ndjen veten si në shtëpi në Kosovë dhe beson se një qytetar i Kosovës do të ndihej si në shtëpi në Turqi”.

“E njëjta gjë do të mund të thuhej edhe në Serbi, ku serbët në Turqi do të mund të ndiheshin si në shtëpi dhe anasjelltas”, – ka thënë Muftarevic.

Përkthyesi ka shtuar më tutje, se nëse Erdogani do të thoshte se “Kosova është Turqi” atëherë në Turqisht do të thuhej në këtë mënyrë, “Kosovo Turk topragidir ili yurdu” që do të nënkuptonte “Kosova është territor i Turqisë”, transmeton Zëri. Fjalët sipas përkthyesit të Erdoganit janë përkthyer në mënyrë letrare e jo substanciale.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency