Roma është bardhekaltër, Lazio mund sërish skuadrën e Mourinhos

0
205

Lazio dominon Romën dhe rrëmben derbin e dytë të qytetit të përjetshëm. Një goditje të fortë i jep Romës skuadra e Maurizio Sarrit që triumfoi 1-0 me golin e Zaccagni-t në pjesën e dytë.

Ndeshje shumë e vështirë për të dyja skuadrat në fushën e lojës dhe kjo u reflektua në dy kartonët e verdhë të marrë nga mbrojtësi i Romës, Ibanez, i cili la skuadrën me 10 lojtarë për 60 minuta.

Që nga ky moment, ekipi bardhekaltër dominoi sfidën duke rritur presionin me disa raste flagrante por sulmuesi i ardhur nga Verona arriti ta zhbllokonte këtë sfidë që i jep Lazios vendin e dytë me 5 pikë më shumë se Roma. Kjo është fitorja e dytë sezonale në derbi për bardhekaltërit që fituan gjithashtu edhe sfidën e parë me të njëjtin rezultat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here