Arsenali nuk ndalet, merr fitoren e katërt. Mposht Fulhamin dhe mbetet në krye

0
165

Arsenali vijon rrugëtimin fantastik në Premier League, duke marrë fitoren e katërt në po kaq ndeshje. Topçinjtë e Londrës sot fituan me vështirësi 2-1 ndaj Fulham.

Pas një pjese të parë pa gola, në fillimin e së dytës Mitrovic kaloi Fulhamin në avantazh. Gjithsesi reagimi i Arsenalit do të vinte pas vetëm 8 minutash.

Odegaard do të realizonte pas një asisti nga Saka, ndërkohë që 5 minuta nga fundi i ndeshjes mbrojtësi Gabriel do të shënonte dhe golin e dytë dhe të fitores. Arsenali qëndron në krye të renditjes, e vetme me pikë të plota.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here