Teuta shpëton nga disfata kundër Bylis, Kastrioti-Erzeni barazim pa gola

0
243

Nuk ka fitues në ndeshjet e para të javës së dytë të Kategorisë Superiore. Teuta eviton zhgënjimin në shtëpi përballë Bylisit ndërsa Kastrioti dhe Erzeni nuk shkojnë përtej barazimit pa gola.

Ndeshja për t’u harruar ajo e djemve të Renato Arapit në “Niko Dovana” ku “Djemtë e detit” zhgënjyen dhe jo pak në debutimin sezonal përpara tifozëve të shtëpisë. Me një skuadër pothuajse të rinovuar tërësisht, Teuta hasi vështirësi për të treguar një ritëm të qartë loje dhe filozofie në ndërtimin e akioneve ndërsa Bylis fizikisht ishte më superior aq sa kaloi fillimisht në avantazh me të përhershmin Beji.

Shuplakë që i shërbeu skuadrës së Arapit që replikoi me Hebajn 13 minuta nga fundi duke evituar humbjen.

Ndërkohë, Kastrioti arriti të regjistronte pikën e parë pasi nuk arriti të tregonte forcën e sezonit të kaluar. Kundër Erzenit u regjitruan 90 minuta dhe asnjë gol.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here