FAO: Rreth 32% e popullsisë së Shqipërisë vuan nga pasiguria ushqimore

0
117

Gjatë periudhës 2019-2021, rreth 900 mijë njerëz apo 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore, ndërsa ndër nxitësit kryesorë që ngadalësojnë progresin ndaj sigurimit ushqimor janë ekstremet klimatike, krizat ekonomike dhe së fundmi lufta në Ukrainë. Të dhënat bëhen me dije nga Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara.

Programi Botëror i Ushqimit në Kombet e Bashkuara ka përllogaritur se gjatë periudhës 2019-2021 rreth 900 mijë njerëz apo rreth 32% e popullatës së Shqipërisë vuajnë nga pasiguria ushqimore. Sipas Monitor, pavarësisht se treguesi ka shënuar ulje te lehtë nga rishikimi i vitit 2020, Shqipëria ka rreth 1/3 e popullsisë me mungesa të sigurisë ushqimore. Konflikti, ndryshueshmëria dhe ekstremet klimatike, krizat ekonomike dhe së fundmi lufta në Ukrainë janë nxitësit kryesorë që ngadalësojnë progresin ndaj sigurimit ushqimor, veçanërisht aty ku pabarazia është e lartë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, numri i njerëzve të prekur nga uria në rang global arriti në 828 milionë në vitin 2021, me një rritje prej rreth 46 milionë që nga viti 2020 dhe 150 milionë që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Përqindja e njerëzve të prekur nga uria u rrit në vitin 2020 dhe vazhdoi të rritet në 2021, në 9.8% të popullsisë botërore. Nga rreth 2.3 miliardë njerëz në botë apo 29.3% që kishin pamjaftueshmëri ushqimore, 900 mijë prej tyre ishin në Shqipëri.

Në vitin 2021, 350 milionë njerëz më shumë në të gjithë botën kishin pasiguri ushqimore në krahasim me periudhën para pandemike. Lufta në Ukrainë, që përfshin ndër prodhuesit më të mëdhenj globalë të drithërave, farave vajore dhe plehrave, po prish zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe po rrit çmimet e drithit, plehrave dhe energjisë. Nga ana tjetër ndryshimet klimatike ekstreme gjithnjë e më të shpeshta, veçanërisht në vendet me të ardhura të ulëta rrisin më shumë pasiguritë për furnizim me ushqime.

Sipas parashikimeve 8% e popullsisë së botës do të përballet e urinë në vitin 2030.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here