Qeveria shkurton fondet për Shëndetësinë me 16.5 milionë euro

0
118

Pavarësisht se Shqipëria po përballet me një valë të re infektimesh nga COVID-19, qeveria ka shkurtuar sërish fondet për shëndetësinë. Me ndryshimet e fundit buxhetore, fondet për sektorin e shëndetësisë janë shkurtuar me rreth 16. 5 milionë euro.

Për herë të dytë brenda 7 muajsh është bërë ndryshimi i Buxhetit të Shtetit ku janë shkurtuar fondet për sektorin e shëndetësisë, ndërkohë që vendi ynë po përballet me një valë të re infektimesh nga koronavirusi.

Duket se reduktimi ka qenë më i fortë për dy sektorë strategjikë si Shërbimet e kujdesit parësor dhe Shërbimet e Kujdesit Publik.

Tabelat e reja buxhetore me shpenzime, sipas institucioneve tregojnë se, fondet totale të Ministrisë së Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale u ulen ne 74.7 miliardë lekë nga 76,7 miliardë lekë që ishin me ndryshimet në aktin normativ të marsit 2022.

Siç shkruan revista ekonomike Monitor, fondet për shëndetësinë janë shkurtuar me rreth 2 miliardë ose 16.5 milion euro.

Të dhënat krahasuese nga databaza e OBSH-se tregojnë se Shqipëria jep financimet më të ulëta publike për kujdesin parësor. Gjithashtu vendi ynë gjatë pandemisë së Covid -19 u rendit në vendet me normat më të larta të vdekshmërisë shtesë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here