Tragjedia në Himarë/ Policia mashtron me shkarkimin e ‘zinxhirit’ drejtues të Policisë Kufirit në Vlorë

0
321

Pas ngjarjes së rëndë në Potam të Himarës, Policia e Shtetit njoftoi përjashtimin nga radhët e saj të oficerit Arjan Tase.

Veç kësaj, në njoftimin pasardhës thuhej se u shkarkua i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në Vlorë dhe personat përgjegjës për moszbatimin e masave shtesë për parandalimin e ngjarjeve të tilla.

Por, në të vërtetë, asnjëri prej oficerëve të këtij zinxhiri nuk është shkarkuar, edhe pse policia e përdor diçka të tillë mediatikisht.

Të 15 oficerët e komisarët janë pezulluar nga detyra pas nisjes së hetimeve dhe jo shkarkuar, çka do të thotë ata janë ende pjesë e Policisë së Shtetit.

Është e vërtetë që aludimet mbi përgjegjësinë nuk mund të jenë të gjitha mbi këto efektivë, por vendimi i Drejtorit të Përgjithshëm nuk është shkarkimi, por pezullimi deri në përfundim të hetimeve.

E njëjta histori ka ndodhur dhe më parë, ndërsa deklaratat në atë kohë për shkarkime erdhën dhe për incidentin e ndodhur me grupin e xhirimit të televizionit A2 CNN dhe gazetares Anila Hoxha. Në atë kohë, një efektiv shtyu kameramanin Endrit Aga dhe gazetaren, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi hetimet.

Pas disa ditësh pezullim në të vërtetë dhe deklaratave mediatike për shkarkim, tashmë efektivi jo vetëm që është në radhët e organizatës, por ka ngjitur shkallët e policisë në një tjetër sektor. /A2

Njoftimi i Policisë së Shtetit ku thuhej se ishte shkarkuar zinxhiri drejtues i Policise Kufitare Vlore: 

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here