“Frika” nga Mid’hat Bej Frashëri !

0
559

 

 Nga Nebil Çika

 

Sot isha i ftuar nga miku im i vyer Uran Butka në themelimin prej tij te Institutit te  Studimeve  Historike “Lumo Skëndo”,  një vepër madhore që personalisht besoj e shpresoj  te beje shume pune te mira. Ajo qe me beri përshtypje e qe e diskutova edhe me  disa miq në atë ceremoni ishte përdorimi i një pseudonimi letrar  “Lumo Skëndo” ne vend te emrit te tij real Mid’hat Frashri për një institut qe synon pikërisht studimin e historisë . Nuk e di pse  z. Butka ka zgjedhur  pseudonimin artistik ne vend të emrit,  besoj qe ka arsyet e veta por po te ish un do kish zgjedhur emrin e nderuar Mid’had  Bej Frashri , por kjo është një çështje e tij . Te kuptohemi qe ne fillim un nuk besoj qe z. Butka  ka frike te vere emrin e Frashrit pasi ai është autori qe  e ka ngritur ne piedestal  figurën e tij me librin “Gjeniu i Kombit”  e dhjetëra libra , shkrime e  dokumentare , si askush tjetër dhe  ky shkrim nuk  është një vërejtje apo kritike për të , vetëm se emri i zgjedhur nga ia për Institutin e tij me beri te reflektoj me këtë shënim timin  një problem te madh te Shqipërisë post komuniste me një nga figurat me te madha te historisë sonë kobtare , Mid’hat Bej Frashrin . Ka qartësisht një frike e refuzim politik , historik e publik për ta pranuar ne përmasa te plota figurën dhe punën madhështore te Mid’hat  Frashrit ne shërbim te kombit e popullit tone . Frika apo refuzimi ndjehet qe tek përmendja apo tjetërsimi i emrit te tij  duke i përdoruar një prej pseudonimeve letrare  edhe këto shume te rralla . Kemi një çmim për letërsinë “Lumo Skëndo” qe e jep Ministria e Kulturës , një bibliotekë po Lumo Skëndo  dhe tani një institut Lumo Skëndo , tjetër un nuk di , por nuk kemi asnjë gjë në  Shqipëri qe te mbaj emrin Mid’hat Frashri .

 

Lumo Skëndo , për ata që nuk e dine ka qene një nga pseudonimet  letrare te Mid’hat  Frashrit një emër i zgjedhur pikërisht nga ai. Kishte një arsye të fortë që M. Frashri  shkruante me pseudonim kryesisht letërsi e publicistikë.  Ai ishte një emër i madh si person e familje dhe  ne se do te shkruante me emër lexuesi do te sugjestionohej nga emri i tij  e nuk do te përqendrohej tek puna e tij , talenti  idetë  e mesazhet e shumta  qe ia  na sjell një veprën  e tij  gjigante . Te kuptohemi , jo te gjitha i ka të shkruar me pseudonim . Por Lumo Skëndo është vetëm një pjesë e vogël e  Mid’hat Frashrit  dhe e veprimtarisë  se tij  ajo e shkrimtarit e letërsisë  dhe publicistikës , pasi ai  ka përmasa gjigante edhe si rilindës, patriot ,filozof , intelektual , diplomat , politikan , iluminist  etje . Me Lumo Skëndo atë e njohin pak shumë pak shqiptare ata qe kane lexuar ndonjë gje te para 1944 ,  me Mid’hat Frashri e njohin apo e kane  dëgjuar te gjithë . Me  Mid’hat Frashri ai drejtoi Klubin e Selanikut ,  ishte presidenti  i Kongresit të Manastirit  , firmëtar  i Pavarësisë , ministret i qeverise se pare shqiptare  te Ismail Qemalit , ministër i Shqipërisë në  Greqi , Ambasadori i Shqipërisë ne Lidhjen e Kombeve ,  Kryetar i Ballit Kombëtar , Kryetar i Komitetit  Shqipëria e Lire  etje. Me emrin  Mid’hat  Frashri  djali i artë i familjes më të ndritur ne historinë e Shqipërisë , është  djali i Abdyl Frashërit dhe  nipi i Sami e Naim Frashrit , Mid’hat Frashri është vete historia  jone kombëtare . Me gjithë këtë kuptim  e shkëlqimin që ka emri i tij  e ne vemi e zgjedhim një pseudonim që  me përjashtime të vogla shqiptaret as e kane dëgjuar kurrë ! Po përse ndodh kjo ! Me përjashtime te vogla ku mund te jete një zgjedhje specifike   arsye kryesore e  mospërmendjes se emrit Mid’hat Frashri është frika . Frika nga balta që  komunistët  ne te gjitha fushat  kane hedhur mbi  te për 50 vjet me radhë por edhe frika nga figura madhështore e tij . Politika nga diktatori tek historianet dhe agjitpropët  komunist  kane hedhur mbi figurën me te shuar të historisë si person e familje  ka lënë ende  gjurme e pasoja ne mentalitetin e shqiptareve shpesh here edhe te atyre antikomuniste . Fakti qe një pjesë  që atyre qe kane hedhur baltë apo bilete e tyre janë gjallë e ne pushtet  e bën friken nga Frashri me konkrete e me pragmatiste.   Por jo vetëm kaq ! Frashri është një figure  qe rrallë i vjen një kombi sidomos atyre te vegjël siç jemi ne.  Rikthimi i  plote i figurës dhe emrit te tij  prish statsuskonë  e elitave  qe kane ndryshuar pak apo aspak nga  ato te komunizmit . Komunizmi  nuk u mjaftua  vetëm me denigrimin e figurës se Mid’hatit  por krijoi edhe mitet e tij në histori ,kulture e gjetkë . Në se rikthehet  Mid’hati. nën hijen madhështore te tij “ mitet” komuniste  zvogëlohen, tkurren , thahen e bien automatikisht. Ardhja e Mid’hatit  do te thote përmbysje për historiografinë  e kulturën komuniste . Rrëzohet  historia , politika , letërsia,  kultura etje  . Kush nga “korifenjtë”   komunistë  te këtyre fushave nuk ka hedhur një gur mbi të. Por siç thash këta janë ende ne pushtet . Nuk ka si shpjegohet  ndryshe  qe ne Shqipëri ka me dhjetëra rruge e institucione me emra kriminelesh  dhe  nuk ka qofte edhe një me emrin Mid’hat  Frashri . Ne 100 vjetorin e pavarësisë  u ndërtuan buste e shtatore m u vunë rruge e u dhanë tituj nderi  qindra personalitete  historike  por edhe për shume anonime apo qe nuk e meritonin  për Mid’hat Frashrin asnjë , dhe ta mendosh qe atëherë ishte në pushtet e PD-ja . Si ka mundësi të ndodhë kjo edhe  15 vjet pas rrëzimit de jure te diktaturës . Komunistët duhet të  kenë aq shume frike prej tij sa guxojnë  të mohojnë e te refuzojnë një figurë si ai.  Po ca të djathtë  pse kanë frikë ta përmendin hapur emrin dhe vlerën e tij  ?! Pikërisht kjo më çudit e me shqetëson  edhe  mua ?!  Ndoshta edhe ata kane frikë tjetër  prej emrit te tij ,atë nga ai por nga armiqtë e tij komuniste e antishqiptare ?! Por  duan apo nuk  duan pushtetmbajtësit  ai ka filluar te vije. Ai ka qene dhe është këtu si Mid’hat  apo si Lumo , ardhjen e tij te plote të madhe , zyrtare e publike , mund ta vonojnë por nuk e pengojnë dot . Nuk mbulohet dot  dielli me shoshë – thotë populli  .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency