Vrasja e 7-vjeçares/ ‘Skafi përdorej për trafik droge, ishte i paregjistruar ’

0
163

Kryetari demokrat, Sali Berisha, vazhdoi denoncimet në rrjetin social Facebook në lidhje me ngjarjen tronditëse të një dite më parë, kur një shef policie vrau një vogëlushe me skafin e tij.

Sipas Berishës, skafi ishte i paregjistruar, ndërkohë që dyshohet se përdorej për trafik droge.

POSTIMI I PLOTE

Skafisti me uniformë, që i mori jetën vogëlushes Jonada, e kishte skafin të paregjistruar.

Dyshohet se skafi përdorej për trafik droge.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Dr., përshëndetje, skafi që vrau dje 7-vjeçaren është i paregjistruar! Fakti që ai ndodhej në Porto Romano, ngre shumë dyshime që ai është përdorë edhe për drogë!

Një polic nga Himara më tha se ai skaf ka kaluar drogë në ishujt grek!

Pyetja është: Kush i dha leje këtij personi të zbriste në det?!

Sepse duhet të firmosë te kapiteneria e zonës kur hidhet në det skafi, ai nuk ka firmosur askund për të shëtitur në det!

Policia janë në dijeni se ai skaf është përdorë për drogë!

Në cilën datë ka zbritur në det skafi?!

Kush është djali i xhaxhait që i paska dhënë këtij skafin?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here