Basha përshëndet deklaratën: KiE konfirmoi, në 30 qershor nuk pati zgjedhje

0
161

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur sot deklaratën e zyrtarëve të Këshillit të Europës në lidhje me votimet e 30 qershorit 2019.

Postimi i plotë:

“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30 Qershor nuk pati zgjedhje,se pushteti vendor sot nuk është pluralist dhe as i qytetarëve.”- u shpreh zoti Basha në një deklaratë të berë përmes Tëitter.

Njësoj si dje në bashkëbisedimin e hapur me qytetarët, kreu i opozitës theksoi rëndësinë e e votës së lirë. “Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’u kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore.”- tha zoti Basha.

Një ditë më parë, pas vizitës së kryer në Tiranë, Këshilli i Europës vuri në dukje pasojat negativebtë 30 Qershorit për demokracinë dhe besimin e qytetarëve.

“Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”- deklaruan drejtuesit e këtij insotrucioni të rëndësishëm europian për demokracinë dhe autonominë e pushtetit lokal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here