Meta: Partia e Lirisë s’do të bojkotojë asgjë! Kush ikën nga zgjedhjet, dezertor ose i blerë si ai që digjte mandatet!

0
194

Themeluesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sulmoi përsëri sot, ish-kryetarin e PD Lulzim Basha për strategjinë e tij të bojkotit politik të parlamentit, zgjedhjeve e gjithçka.

Në konferencën për shtyp sot, të parën që dha në emër të subjektit të ri, Meta deklaroi qartë:

“Partia e Lirisë, të paktën për aq kohë sa unë do të jem lider i saj asnjë sekondë nuk do të bojkotojë asnjë gjë në këtë vend: as seanca parlamentare, asgjë tjetër, aq më tepër të shkojë mendja për të bojkotuar zgjedhje. Në asnjë mënyrë!

Të gjithë ata që kanë pyetur se si do të hiqet qeveria, do të ikë me zgjedhje dhe me protesta! Si të dojë. Ose me protesta dhe me zgjedhje!

Në demokraci kush ikën nga zgjedhjet, është një dezertor, është një kapitullues, është një i blerë, siç ishte ai që i shiste zgjedhjet dhe i digjte mandatet, që nuk regjistrohej në zgjedhje dhe ia linte fushën bosh dhe bënte sikur nxehej duke i djegur palmën atij, apo jo?! Ose është me probleme, pa kapacitet politik, sepse unë nuk jam naiv dhe të pres demokraci daneze në Shqipëri, e kam thënë dhe më përpara. Demokracinë duhet ta mbrojmë çdo ditë, duhet ta forcojmë çdo ditë.

Ajo forcohet ose dobësohet dhe Partia e Lirisë është e vendosur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet në çdo moment, kurdo dhe është e bindur në një triumf të madh të të gjithë opozitës së vërtetës dhe që ka dëshirë të bashkohet për të përmbushur këtë regjim kleprokratik.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here