Interesat e bonove 12-mujore zbresin në 1.28%

0
150

Interesat e bonove të thesarit pësuan sërish një rënie të lehtë javën e kaluar, ndërkohë që tregu financiar ngelet shumë i interesuar në instrumentet e borxhit qeveritar. Interesi i bonove 12-mujore ra më tej në nivelin 1.28%, nga 1.3% që pati qenë në ankandin e mëparshëm. Në harkun e një viti, interesat e bonove 12 mujore kanë rënë me 2.15 pikë përqindjeje. Ndërsa interesi i bonove me matrim 3-­mujor zbriti në 0.88%, duke qëndruar për tretin muaj radhazi poshtë kufirit të 1%. Në ankandet e kësaj jave, kërkesa për bono arriti në 11.8 miliardë lekë, kundrejt një shume të shpallur për financim prej 10.1 miliardë lekësh. Pavarësisht se interesat janë në vlerat më të ulëta historike, kërkesa nga subjektet financiare dhe sidomos nga bankat ngelet e lartë. Kreditimi për sektorin privat ngelet ende i dobët dhe titujt e borxhit të qeverisë janë alternative kryesore që bankat kanë për fondet në lekë. Ulja e interesit të bonove të thesarit nxit uljen e mëtejshme të interesave për kreditë në lekë, që ndërtohen mbështetur mbi interesin e bonove. Rrjedhimisht, kjo tendencë po favorizon një kreditim gjithnjë e më të lirë në monedhën vendase.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here