Princi i Arabisë Saudite mbërrin me jahtin superluksoz në Portin e Durrësit, do takojë Metën e Ramën

0
140

Princ AlWaleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, investori kryesor në Arabinë Saudite, në rajon dhe më gjerë, një ndër miliarderët botërorë, me rreth 17.3 miliardë dollarë pasuri, pronar i “Kingdom Holding Company”, President i “AlWleed Fondation”, anëtar i Familjes Mbretërore të Arabisë Saudite, ka ardhur me jaht ne portin e Durresit, ne kuader te nje vizite që ai do të bëjë në Shqipëri.

Princ AlWaleed ka ardhur në Durrës me Yachtin e tij, Kingdom 5K, i shoqëruar nga një Yacht tjetër për stafin e tij.

Gjatë qëndrimit në vendin tonë Princ AlWaleed, do të takohet më Presidentin Sh.T.Z. Ilir Meta, Kryeministrin Sh.T.Z. Edi Rama dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar.

Princ AlWaleed, që ka shprehur interes për të investuar në Shqipëri, në takime do të diskutojë për mundësinë për të investuar në Shqipëri, si dhe për projekte të tjera zhvillimore.

Princ AlWaleed, është konsideruar dy herë nga revista Forbes si një nga investitorët më inteligjentë dhe krijues në botë, që përcakton gjithcka për operacionet botërore të Kingdom Holding Company (KHC), duke ofruar një vizion të qartë që ka njohur sukses të jashtëzakonshëm dhe njohje në mbarë botën.

Interesat kryesore të saj janë: investimet në hotelëri, spitale e qendra shëndetësore, arsim, shërbimet financiare, pasuritë e patundshme, turizmi, media, petrokimikë, aviacioni, teknologjia etj.

Princ AlWaleed është nipi i Themeluesit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, mbretit të parë Abdulaziz, djali i vëllait të Mbretit aktual saudit, Salman, si dhe nipi i Riad Al Solh, themeluesit dhe Kryeministrit të parë të Libanit. Jahti i Princit Saudit ka hyre ne portin e Durresit rreth ores 10 e 30. Ai është ankoruar ne kalaten nr 4.

auto_11503660782auto_21503660780auto_31503660779auto_41503660777auto_61503660774auto_71503660772auto_81503660771auto_91503660770auto_51503660775

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here