Fyen myslimanët në TikTok/ Shpallet në kërkim Luigj Marku

0
264

Dega e anti-terrorit në policinë e shtetit dhe Prokuroria e Lezhës kanë shpallur në kërkim 39-vjeçarin, Luigj Marku. Ai është i njohur në rrjetet sociale, kryesisht në TikTok pasi bën thirrje ekstremiste duke ofenduar dhe fyer myslimanët.

Mediat shkruajnë se u është kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit i cili akuzohet për veprat penale “veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes”.

Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale e ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here