Berisha: Tendera korruptivë pa fund! Qeveria po plaçkit qytetarët, çmimet më të shtrenjtat në Europë

0
82

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se qeveria po i vjedh qytetarët në një kohë kur po paguajnë çdo produkt jetik më shtrenjt se vendet europiane.

Kreu i selisë blu theksoi se tenderat jepen me 99.9 për qind fond limit, dhe fituesi i tenderit i paguan 30 për qind qeveritarëve.

“Politika çnjerëzore. Kjo është një vjedhje e hapur. Prej shumë kohësh tenderat fitohen me 99 për qind të fondit limit, kam kohë që hetoj dhe çfarë më rezulton.

99.9 për qind e fondit limit që s’ndodhte kurrë me parë, paratë që fituesi i tenderit duhet ti paguajë zyrtarit dhe qeveritarit.

Do të jap me 99 për qind tenderin, do më japësh 30 për qind të kësaj shume.”-tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here