‘7 korriku, protestë për familjet tona’/ Berisha e Vokshi takim me gratë në PD

0
88

Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të zhvillojë pasditen e sotme një takim me gratë e Lidhjes Demokratike të Gruas.

Takimi është organizuar nga kryerja e LDGSH-së, Albana Vokshi.

Njoftimi i PD-së:

Kauza e protestës së 7 korrikut do të mbledhë sot në orën 18.00 në selinë e Partisë Demokratike anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë.

Për Kryetaren e LDGSH-së Albana Vokshi gratë dhe vajzat demokrate, janë përsëri në mision. Pas 30 vitesh, thotë zonja Vokshi përpara aktivitetit, Shqipëria po kërkon sërish sakrificën e grave për të mos lejuar instalimin e një regjimi autokratik dhe izolimin nga Evropa.

“Shtyrja pa afat e hapjes së negociatave me BE-në, janë shanse të humbura për të gjithë shqiptarët e kryesisht për fëmijët tanë, janë një këmbanë alarmi për të gjithë shqiptarët pasi Evropa, çdo ditë qeverisje të Edi Ramës, është më larg shqiptarëve. Ndaj thirrja ime për çdo grua, për çdo nënë është:

– Të mos i nënshtrohemi dështimit të Qeverisë

– Ejani në protestë në 7 korrik”

Vokshi thekson se data 7 korrik është protestë për fëmijët tanë, për të mos u larguar larguar nga vendi!

“Është protestë për familjet tona, që të mos vuajnë çdo ditë keqqeverisjen! Zëri ynë bëhet më i fortë kur protestojmë të gjitha bashkë për fëmijët tanë!”, është apeli i zonjës Vokshi.

Në një format bashkëbisedimi, do të jetë i pranishëm edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here