Alibeaj mbetet në prehrin e Ramës: Nuk protestoj, hajdeni këtu në Kuvend

0
203

Deputeti Enkelejd Alibeaj po ecën në rrugën e Lulzim Bashës. Ai ka deklaruar sot se nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga kreu i PD-së, Sali Berisha dhe Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.

Në një prononcim për media, tha se nuk do të marrë pjesë në tubimin para kryeministrisë me argumentin se Berisha nuk duhet të përfaqësojë hallet e qytetarëve.

Sipas Alibeajt, vendi më i mirë për të protestuar është Kuvendi.

“Do të protestosh për krimin? Duhet të flasësh këtu. Do protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Absolutisht jo. Më kuptuat mirë se çfarë thashë”.

“Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni, të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, tha Alibeaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here