E shkarkoi nga prokuroria e Durrësit, Marku bën lëvizjen e radhës, Agron Gjana emërohet…

Ish-kryeprokurori i Durrësit, Agron Gjana është emëruar në Tiranë si prokuror.

Pas largimit nga prokuroria e qytetit bregdetar, Gjana u komandua në Prokurorinë  e Pukës.

Por pas më shumë se 1 muaji, kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka vendosur që ta sjellë Agron Gjanën në Tiranë, duke e emëruar në Prokurorinë e Tiranës.

Gjana u largua në janar nga Prokuroria e Durrësit po me urdhër të Arta Markut.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko