Protesta e 7 korrikut, Salianji: Asnjë opozitar nuk mund të refuzojë, Rama duhet rrëzuar!

0
167

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do t’i bashkohet protestës së opozitës dhe qytetarëve shqiptarë në 7 korrik para Kryeministrisë.

Gjatë një prononcimi për mediat jashtë Kryesisë së Kuvendit, Salianji tha se në 7 korrik duhet të protestohet fuqishëm për çmimet që janë rritur dhe qytetarët që po varfërohen.

Protestat sipas tij duhet të jenë të fuqishme për të frenuar qeverinë që po kthehet në regjim.

“Data 7 korrik në kushtet kur çmimet janë rritur, nafta po shkon në stratosferë, ku qeveria i merr paratë nga qytetarët dhe ia jep një grushti oligarkësh dhe nuk kujdeset për asnjë shtresë duhet protestuar dhe madje fuqishëm. Duhet të jetë një formë reagimi për të vendosur nën fre një qeveri që po kthehet ne regjim“, u shpreh Salianji.

Ndërsa në një postim në rrjetet sociale, Salianji thotë se asnjë opozitar nuk mund të refuzojë organizimet apo thirrjet për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti.

“Iu përgjigja interesit të gazetarëve për protestën që do të mbahet në 7 korrik! Asnjë opozitar nuk mund të refuzojë çdo organizim apo thirrje që ka për qëllim rrêzimin e qeverisë! Ka më shumë se 1001 arsye për të protestuar, protesto për arsyet e tua!”, shkruan deputeti demokrat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here