Partizani-Kukësi, 220 forca policie për sigurinë e ndeshjes, rrugët që do të bllokohen

0
197

Policia e Elbasanit njoftoi sot masat që do të merren për ndeshjen e kategorisë Superiore Partizani-Kukësi, e cila do të zhvillohet në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Policia njofton se prej orës 16:00 nuk do të lejohet  parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit. Nga “Kryqëzimi  i Romëve” deri tek “Kryqëzimi i Tapetave” nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 220 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse  të saj dhe FNSH-ja.

Të gjitha lokalet që ndodhen përreth stadiumit, nga  ora 16:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura, thotë policia.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të   minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda  qytetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here