Koncensioni i sterizilimit, ish-ministrja e Financave përfundon në SPAK

0
162

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj ka përfunduar dëshminë  e saj në SPAK, ku edhe u pyet lidhur me çështjen e sterilizimit.

 

Në një komunikim me gazetarët, Denaj teksa nuk dha shumë detaje theksoi se është pyetur në lidhje me informacion për periudhën ku ka qenë drejtoreshë e shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave.

“Isha për informacion që kam dijeni gjatë kohës që kam qenë drejtoreshë e Shërbimeve mbështetëse në Ministrinë e Financave që ky koncension ka qenë në diskutim”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se koncesioni i sterilizimit është kallëzimi i parë në SPAK, ndërsa përveç saj disa herë është thirrur dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

 

Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së diskutimeve të politikës është afera e inceneratorëve, ndërsa ish-paraardhësi i saj, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here