Shenja helmimi tek banorët e Kukësit, prokuroria nis hetimet për ndotjen e ujit

0
140

Pas numrit të lartë te rasteve me bark, të vjella e temperaturë në spitalin e Kukësit, prokuroria  e qytetit në bashkëpunim me specialistët e ISHSH Kukës kanë nisur hetimet për ndotjen e ujit.

Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendrore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka pasur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes.

Autoritetet po punojnë për deklaratat e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.
të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetat e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqen, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here