Llollolloja Shqipëri – Kosovë

0
201

 

Nga Profesor Artan Fuga

Llollolloja Shqipëri – Kosovë —————————————-

Po mirë mo mirë, po turp mo nuk kemi që marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë, si dy damazë të zihemi se ku do gjejë pikë zbritje këngëtarja mo! Dua unë dua, jo dua unë dua! O dua të dua! O mos daç kurrë! Se unë, se ti, se ne, se ne të dy, se ti jo unë po, se ti pse, unë poqysh, ti, unë, llollollo! Po mirë mo po turp nuk na vjen që Shqipëri – Kosovë zihemi se kush ka më pak mik, kush më shumë armik, Vuçiçin mo, kush tradhëton kë? e lollollollo! Se unë se ti, se ti, se unë, po pse ti se unë, se unë se ti, e llollollo! Po mirë mo mirë, po turp nuk kemi mo, që Shqipëri – Kosovë ka përfunduar se kush do ballkanin e hapur, se ti e mbyll, se unë e hap, se çil e mbyll, se futja kot! Ballkani i hapur, na hapët barkun! Po turp mo turp nuk kemi? Zihemi për diçka pa erë, pa ngjyrë, pa shije, as e hapme as e mbyllme, as e mbyllme as e çilme, fuçi baruti, oaz paqeje! Kot më kot! Se unë se ti, se ti se unë, se pse ti se pse unë, Turp mo nuk kemi? Shkon kaluar mbi kalë i gjalli me të vdekurin si të legjenda e Konstantinit me Doruntinën! Në tajare për në Kiev i yni me shqiptarin malazes të squt, që e merr shqiptari i Tiranës si dubël fantazmagorike e shqiptarit a shqiptares të Kosovës të munguar, që as emrin nuk u përmend! Shqipëria le Kosovën në tokë, dhe pasi shkon me tajare në Kiev, i kërkon ukrahinasit të njohë Kosovën që ka lënë pa hyp në avion! Uaaaaa, se ti se unë se pse, se përse, po qysh sepse, e llollollollo! Se unë se ti, se ti, jo se ju, sepse, sepse, meqënëse, a e dini se, dhe llollollo! Po turp mo nuk kemi, mo para fjalës “shqiptar”? Po para fjalës “rilindje”, po para vjershës të Pashko Vasës, “çonju shqiptarë prej gjumi çohu”? Se ti dinsëz, se unë majmun , se ti turk e unë firaun! Po pse mo na bëni viktima të idesë se ne vetëm diktaturat na bëjnë bashkë, Duçja, Hitleri, Enveri, Stalini, naaa rrup sup : Bashkë qafiraaaaa! Turp mo nuk kemi? Pse mo në diktaturë bashkohemi, sa të lirë ndahemi??? Bashkohemi duke u vrarë mes nesh, tuj u gjakos me hut, si në 4 shkurt? Donim të bashkoheshim kur nuk na linin, nuk flasim kur na lënë të lirë! O pikaaaa në kokë thuaj! Po kaq idiotë të jemi? Kaq të poshtër? Kaq hajvanë të historisë? Se ti se unë, se pse, se nëse, meqënëse, e llollollo et llollollo! Nuk kuptoni mo se na tallin, na përqeshin, me shkelm bythëve na e veshin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here