Harta e re gjyqësore, shkatërrimi i sistemit të drejtësisë

0
294

Nga Avokat Brikena Bogdo

Bojkoti i avokatëve kundër hartës së re gjyqësore më kujtoi vitet 60, kur regjimi komunist, ndërmorri hapin më drastik antijuridik, heqjen e institucionit të mbrojtjes, avokatinë. Ishte një nga ndërhyrjet e egra të regjimit, në goditje të të drejtave themelore të njeriut, mbrojtja në një seancë gjyqësore. Kjo është një e drejtë që sistemi i drejtësisë ia ka dhënë edhe një krimineli, me arsyetimin që është një qenie njerëzore dhe që ka të drejtën e uljes, apo zbutjes së dënimit, në një pozicion kundërshtues me gjyqtarin, që tenton t’i japë një dënim sa më të rëndë.

 

Në fakt, kjo i ka vendosur në një pozicion delikat avokatët, pasi ata u vendosën midis raportit njerëzor dhe kriminal, duke u penalizuar herë-herë. Por kjo nuk e zbeh aspak figurën e avokatit, që është e pozicionuar në pjesën humane të drejtësisë.

Regjimi komunist, i shquar për antihumanizëm, donte dënimin, duke shmangur pjesën humane, avokatinë. Dhe këtë e bëri brutalisht, duke lënë pa punë dhe jashtë sistemi avokatë të njohur, që kishin studjuar jashtë shtetit në shkolla prestigjioze si p.sh: Vera Bogdo, e studjuar në Romë dhe shumë emra të tjerë të njohur për integritetin dhe profesionalizmin. Por krahas humanizmit ai goditi më së shumti pavarësinë. Avokati është i pavarur, nuk është pjesë e sistemit, që do të thotë, më pak i kontrollueshëm.

Demokracia në themel ka pavarësinë e pushteteve, ku një prej tyre është dhe sistemi i drejtësisë. Sistemi anglosakson i drejtësisë, ku u mbështet Anglia dhe më pas edhe Amerika, i zgjedh gjyqtarët me votim popullor, duke i dhënë pavarësi pikërisht nga shteti dhe pushteti. Avokatët në Shqipëri, në regjimin komunist, i zbuan nga sistemi, ndërsa gjyqtarët i shndërruan në veglat, të cilët dhanë dënime të tmerrshme, në mungesë të plotë të trupës mbrojtëse. Vetëm pas viteve ‘90, me rënien e regjimit komunist rihynë avokatët në sistemin e drejtësisë.

Me hartën e re gjyqësore goditet i gjithë sistemi i drejtësisë. Tashmë nuk bëhet brutalisht, por në mënyrë shumë të sofistikuar, në emër të një reforme, për funksionimin e sistemit të drejtësisë. Në emër të reformës po kalohet, nga progresi, në regres, pasi duan ta shndërrojnë drejtësinë në një institucion të kontrollueshëm me mentalitetin themelor komunist, centralizmin (vetëm një gjykatë e shkallës së dytë, Apeli).

 

Mbas 60 vitesh avokatët goditen sërish. Tani, me hartën e re nuk i eleminojnë fare avokatët, por i lokalizojnë, që është formë e centralizmit dhe centralizmi forma më e lartë e kontrollit. Regjimet e majta komuniste kishin në themël, pikërisht kontrollin, nëpërmjet centralizimit. Sot, regjimet e brishta, ashtu siç është cilësuar edhe Shqipëria, duan të rikthejnë centralizmin, për maksimizim të kontrollit.

 

Pas kaq vitesh, kur filluan hapat e parë (në zyrat e “Shoqërisë Hapur të Soros), për reformimin e drejtësisë, po kuptohet synimi përfundimtar, se ku do të arrihej ekzaktësisht me sistemin e ri të drejtësisë. Shqipëria duke qenë pjesë e regjimeve të brishta të majta, mund të shndërrohej lehtësisht nga Shoqëria e Hapur në kavje dhe mund ta mbyllte lehtësisht shoqërinë shqiptare, mund ta lokalizonte, mund ta kontrollonte. “Shoqëria e Hapur ka depërtuar tashmë edhe në Europën Perëndimore, por nuk e degradon dot lehtësisht sistemin e drejtësisë, në vende si Italia, që ka në themel të drejtën romake, me shekuj, në Gjermani, e cila mbështetet në Gjykatat e Landeve dhe atë Federale, me një kontroll të rreptë të vendimeve gjyqësore. Në Shqipëri, “Shoqëria Hapur”, me reformën në drejtësi, po bën eksperimetin më të shëmtuar njerëzor.

Të bësh gabim është njerëzore, ta përsërisësh është krim, thotë një shprehje latine. Duke konstatuar qartësisht se çfarë po ndodh në sistemin e drejtësisë, me largimin e gjyqtarëve dhe kolapsin e proceseve gjyqësore, të vazhdohet me hartën gjyqësore, duke goditur edhe godinat e gjyqësorit, së bashku me gjyqtarë e punonjës, tregon se Shoqëria Hapur” e Sorosit, paska patur synim, që në fillesë të reformës, shkatërrimin e sistemit të drejtësisë. Kolapsi thellohet, deri në pamundësi të ushtrimit të të drejtave të njeriut, për mbrojtje në gjyqësor, me hartën e re gjyqësore.
Themelet e jetës shoqërore sociale të njeriut janë ekonomia dhe drejtësia. Të dyja tashmë janë pothuaj të centralizuara, paçka se me letra konsiderohemi Republikë Demokratike.

 

Ekonomia shqiptare është e centralizuar, e monopolizuar dhe kjo u kuptua qartazi me krizën e karburanteve dhe të energjisë, ku u rritën krahas karburanteve edhe çmimet e produkteve të shportës, fenomen që nuk ndodhi në vende të tjera, të paktën jo në nivele, si në Shqipëri. Me centralizimin e sistemit të drejtësisë, edhe ato pak vendime që do të jepen (vendimin e formës së prerë e jep Gjykata e Apelit) nga një gjykatë e vetme Apeli, do jenë lehtëisht të kontrolluehme nga kupola e reformës në drejtësi.

Ky kolaps i sistemit, grumbullimi i dosjeve deri në pamundësi, për t’u gjykuar, pa asnjë afat (afati është themeli i jurisprudencës), do të thotë ta minosh sistemin e drejtësisë, në themel. Largimi i gjyqtarëve, pa asnjë programim të mëparshëm, se si do të zëvendësohen me të tjerë, tregon që shënjestrimi paska qenë tkurrja e sistemit, për ta kontrolluar atë.

Por, edhe ideja e zëvendësimit të gjyqtarëve të korruptuar, me ata pak gjyqtarë të rinj, tregoi se reforma nuk ishte për zgjidhje të problemeve të sistemit, por për thellim të tyre. Magjistratët e rinj po rezultojnë me paaftësi të theksuara dhe gabime të rënda proceduriale. Dëmi nga paaftësia është po njësoj, me dëmin që shkakton korrupsioni dhe ryshfeti.

Personalisht, si avokate, procesi i depozituar në Gjykatën e Rrethit Durrës, me Gjyqtare Nurjeta Tafa, paaftësia dhe gabimet e saj proceduriale më shkaktuan dëm financiar, afërsisht 20 milion lekë të vjetra. Ankimimi ndaj kësaj gjyqtareje, për dëmet që po më shkaktonte, më përballi me paaftësine dhe kolapsin e të gjithë sistemit. Pasi e dërgova ankimimin tim në ILD (institucioni që shqyrton ankimimet ndaj gjyqtarëve), më lajmëruan që do më thërrasin. Pas një viti, asnjë lajmërim, apo veprim. Pas denoncimit në Veting, ende pas një vit e gjysëm, nuk kam marrë asnjë përgjigje. E kam ankimuar vendimin në Apel të Durrësit. Më duhet të pyes vazhdimisht nëse më është caktuar një datë dhe më thonë që do të më duhet të pres, pa afat. Ende nga gjyqtarja që po shqyrton çështjen. nuk ka datë gjyqi.

Pse po preket një nga shtyllat themelore të një vendi, që është sistemi i drejtësisë?

I vetmi shpjegim është dëshira për të realizuar projektin sorosian që të kontrollojë botën, duke filluar nga vendet që mund të shndërrohen lehtësisht, në kavie. Ku më mirë se Shqipëria mund të realizohen plane kobzeza dhune dhe nënshtrimi, kontrolli absolut mbi jetën e njeriut? Shoqëria e Hapur mbetet iluzion dhe mashtrim, sepse realiteti po tregon një shoqëri të mbyllur, të kontrolluar, në çdo qelizë, në Shqipëri; ekonominë (paranë), jetën sociale (drejtësinë).

Reformë sorosaine mbetet një rishikim i formës, pa përmbajtje. Ato sisteme drejtësie të suksesshme i janë referuar përmbajtjes p.sh në Gjermani mbeshteten në kontrollin e rreptë të vendimeve. Sistemi anglosakson mbështetet tek kazuset (që do të thotë vendimet e mëparshme), duke shmangur korrupsionin, subjektivizmin, paaftësinë.

Nëse mendojnë, që reformë është, duke hequr një gjyqtar dhe duke e zëvendësuar me një tjetër, apo duke fshirë nga harta ndërtesat e gjykatave, kjo ose është mëndjeshkurtësi që është tepër e vështirë për t’u besuar (gabimet po përsëriten), ose është krim i hapur dhe i pastër, për të asgjesuar drejtësinë, atë që bëri shkëlqyeshëm regjimi diktatoral i Enver Hoxhës.

 

Një vend demokratik dallohet nga një vend diktatorial nga ekonomia dhe drejtësia. Në vendet demokratike, të dyja janë të pavarura dhe lulëzojnë. Në vendet diktatoriale, të dyja janë të varura dhe të varrosura.

Elementet themelore të një sistemi të suksesshëm, pavarësia e sistemit të drejtësisë, kontrolli i rreptë i vendimeve gjyqësore, largimi nga sistemi i gjyqtarëve të korruptuar dhe sigurisht dënimi i të korruptuarve. Ndërkohë, në Shqipëri, me këtë reformë po varësohet sistemi i drejtësisë, po centralizohet ai, për të kontrolluar lehtësisht vendimet. Demokracia i jep liri individit, por kjo është e rrezikshme për nje vend diktatorial, i cili studjon me diabolizëm çdo detaj, çdo element që shkatërron jetën dhe indidividin, ekonominë (lekun), jetën sociale shoqërore e cila shkatërrohet, nëse në themel nuk funksionon drejtësia.

Kjo reformë, po ta vëzhgosh me vemendje, sulmon edhe sistemin e zgjedhjeve. Ankimimet për zgjedhjet do dalin jashtë funksioni, pasi vendimet do të zvarriten pa afat. Duke u goditur edhe sistemi i zgjedhjeve, do të sjellë për pasojë varrosjen përfundimtare të demokracisë në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here