Boçi: Krimi mjedisor që konsumohet në Elbasan prej 5 dekadash ka vrarë dhe vret në heshtje jetët tona. Mjedisi, përparësi e jona

0
136

Nga Luçiano Boçi

▶️Mjedisi është përparësia absolute e jona; ai është shëndeti i fëmijëve tanë dhe aftësia jonë e mbrojtur për t’u trashëguar si qytetërim.

?Pyeteni veten: sa të njohur tuajt u vranë nga kanceri? Sa miq e shokë falë uzinës së kobaltit nuk patën dot fëmijë? Sa shpesh keni dëgjuar për sëmundjet profesionale të Metalurgjisë?

?Krimi mjedisor që konsumohet në Elbasan prej mëse 5 dekadash ka vrarë dhe vret në heshtje jetët tona, fuqitë ekonomike, planet tona për zhvillim, ëndrrat tona. Kjo ndjesi largon fëmijët, dëshpëron mendjet e shkolluara dhe ashpërson gjithë mjedisin shoqëror të mbetur pa shpresë.

☘️Rikthimi i Mjedisit në përparësinë tonë me të lartë është alfa dhe omega e projektit tonë për Elbasanin. Na duhet të rigjejmë fuqinë për të rikthyer në norma të pranueshme ajrin dhe ujin, tokën dhe rrënjët e qytetërimit tonë. Vetëm bashkë – mundemi.

#BanNdryshimin ✌️

#BashkëFitojmë ??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here