Presidenti Meta çeli nismën ‘U’ jam arbërsh’…

0
110

Presidenti Ilir Meta ka marrë fjalën sot në mbledhjen e parë të Forumit “U’ jam Arbëresh!”, nisma më e re e ndërmarrë prej atij vete.

Forumi “U” jam Arbëresh!’ është krijuar nga Presidenti i Republikës dhe funksionon nën kujdesin e Tij me qëllim promovimin, nxitjen dhe zhvillimin e veprimtarive si konferenca shkencore, veprimtari kulturore, artistike dhe sportive, takime ndërinstitucionale, promovimin e trashëgimisë dhe turizmit, nxitjen, ruajtjen, mësimin dhe përdorimin e gjuhës arbëreshe, forcimin e lidhjeve me shtetin amë, nxitjen e studimeve dhe kërkimeve shkencore në fushën e gjuhës dhe historisë arbëreshe, nxitjen dhe binjakëzimin mes bashkësive shqiptare dhe komunave arbëreshe në Itali, nxitjen dhe mobilitetin midis fëmijëve, nxënësve, studentëve në veçanti.

Krijimi i Forumit ‘U’ jam Arbëresh!’ është i një rëndësie të veçantë kombëtare për vetë kontributin e jashtëzakonshëm që arbëreshët kanë dhënë në shekuj për mbijetesën e kombit tonë dhe afirmimin e tij europian.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here