Berisha paralajmëron Ramën: Do të bëjmë testin e drogës t’u tregojmë shqiptarëve kush je

0
174
Foto; Hamza Hatika

Duke folur nga ai që është cilësuar si parlament i qytetarëve, ish – kryeministri Berisha i kërkoi sërish kryeministrit Rama të japë dorëheqjen sa më shpejt. Berisha u shpreh se durimi i shqiptarëve po soset, pasi kryeministri ka bërë një zgjedhje fatale duke kanabizuar vendin dhe duke liruar bandat.

 

“Ne kemi vendosur të ecim me një qeveri teknike, që të çojmë vendin në zgjedhje. Se je ti një njeri i pangopur dhe kërkon euro për parajsën tënde, se je ti përdorues droge, se shkon në studio televizive i droguar, kjo nuk do të thotë që fëmijët e shqiptarëve duhet të drogohen. Ik sepse jo vetëm që do të largojmë por do të bëjmë testin e drogës tu tregojmë shqiptarëve çfarë narkomani je ti dhe tu tregojmë shqiptarëve kush je ti. Edi Maska ke bërë një zgjidhje fatale. Durimi i shqiptarëve po soset. Largo, shporru qërohu sa më shpejt,” – deklaroi ish-kryeministri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here