‘Sheiku i Surrelit’/ Rama në Paris me Zahon e Lindën për Real vs Liverpool

0
202

Kryeministri Edi Rama, me Lindën dhe Zahon janë nisur në një udhëtim luksi në Francë.

Mësohet se shefi i qeverisë do të jetë në stadiumin e Parisit për të parë finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool.

Në shoqërinë e Edi Ramës ndodhen edhe disa biznesmenë të cilët kryeministri i mban pas vetes gjithmonë.

Shpenzimet e familjes kryeministrore janë marramendëse, ndërsa justifikimet e Ramës, sa herë të vërtetat ia plasin në sy, janë foshnjarake.

Në dispozicion të Edi Ramës është një avion i tërë që shëtit kryeministrin dhe familjen e tij nëpër botë.

Edi Rama është kryeministri që pati premtuar se do të udhëtonte gjithnjë në ‘economy class’, por në fakt është shndërruar de facto në sheik, pasi ka avion personal.

Kostot përllogariten në qindra mijëra euro për çdo fluturim. Dhe paratë merren nga buxheti i shtetit, ose e thënë ndryshe nga xhepat e takapsaguesve shqiptarë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here