Ngjarje e rëndë/ E rrahën dhe e lidhën, më pas i morën lekët, e moshuara nga Puka rrëfen tmerrin e grabitjes: Më goditën në kokë, më lidhën…

0
92

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kishagji, Pukë, mbrëmjen e djeshme.

Dy persona kanë hyrë në banesën e 70- vjeçares Mrik Ndojës, duke i thyer derën, për ta grabirur. Personat në fjalë e kanë dhunuar të moshuarën e kanë lidhur dhe më pas i kanë marrë lekët.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka folur vetë e moshuara.

Mrik Ndoja është shprehur se kanë goditur në kokë, dhe më pas i kanë marrë lekët. Ajo është shprehur se ka frikë të jetoj në fshatin Kishagji.

“Ke koka më kanë goditur, më janë marrë mend. Më lidhën, i kam zgjidhur duart me dhëmbë. Në fshat ka ndodhur edhe herë të tjerë. Unë si kam bërë gjë kujt, se di pse më ndodhi kjo. Kam shumë frikë të jetoj këtu,” tha ajo për ‘news24’.

Ndërkaq, mësohet se  një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe herë të tjera, pasi në fshatin në fjalë ka vetëm të moshuar për shkak se fëmijët janë larguar në emigracion. Ajo që është e bën më misterioze këto ngjarje është se asnjëherë nuk janë gjetur kush janë autorët.

Screenshot_4.pngScreenshot_5.png

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here