Nikos Dendias nis vizitën në Shqipëri, së pari ndalet në Himarë ku takon kreun e OMONIA-s

0
121

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka nisur vizitën në Shqipëri.

Takimi i parë i Dendias ishte në Himarë me kreun e Omonia-s, Fredi Beleri. Ministri ka publikuar një foto nga takimi, me të cilin thonë se ka diskutuar në lidhje me çështjet e minoritetit në Shqipëri.

Më pas, Dendias do të takohet me homologen Olta Xhaçka dhe pritet të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ministri po ashtu do të ketë një takim edhe me kryeministrin Rama.

Bisedimet do të fokusohen në çështje me interes dypalësh, evropian dhe rajonal, përgatitjet për Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, situatën në Ukrainë si dhe perspektivën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here