Depot farmaceutike “mbysin” me ankesa KPP, 11 shkresa kundër Ministrisë për dy ditë

0
148

Dy ditët e fundit Komisioni i Prokurimit Publik është përballur me një numër të lartë ankesash nga depot farmaceutike kundër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për një sërë procedurash prokurimi të hapura nga kjo e fundit.

Në vetëm dy ditë në KPP janë regjistruar 11 ankesa për llogari të kësaj ministrie nga kompani të ndryshme farmaceutike kryesisht për disa procedura të hapura pak ditë më parë për medikamente që përdoren në spitale.

Referuar ankimimeve ato që bien në sy janë ankesat për mënyrën sesi janë hartuar dokumentet e tenderit dhe specifikisht të lidhura grafikun e lëvrimit ku pavarësisht kushteve të vendosura duket se spitalet sipas kompanive nuk kanë respektuar këto afate.

Ankesat në seri ndaj Ministrisë duket se vijnë si rezultat i marrëveshjes kuadër që kjo e fundit ka me operatorët të cilët kanë parë të arsyeshme të ankimojnë disa procedura të veçanta të lidhura me medikamentet.

Sipas kuadrit ligjor KPP tashmë do të duhet të analizojë ankesat dhe të marrë vendim ku nëse operatorët kanë të drejtë të kërkojë rishikim dhe korrigjim të dokumenteve të tenderit dhe kushteve të përfshira në to dhe nëse gjykohet se ministria ka të drejtë të autorizojë vijimin e procedurës në kushtet që është.

KPP raportoi se në vitin për vitin 2021 nga 5079 procedura të publikuara në Sistemin e Prokurimeve Elektronike gjatë, për 566 prej këtyre procedurave me vlerë prej 13,716,561,152 lekë(rreth 112 milionë euro), janë paraqitur ankesa pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

“Në total pranë Komisionit të Prokurimit Publik, janë paraqitur ankesa për 9.2 % të buxhetit të prokuruar në rang kombëtar. Për vitin 2021, janë paraqitur pranë Komisionit të Prokurimit Publik 768 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë) ankesa në total, nga të cilat: 762 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy) janë ankesa në lidhje me procedura të prokurimit publik, 3 (tre) ankesa për procedura ankandi, 1 (një) ankesë lidhur me lejet minerare dhe 2 (dy) ankesa në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë” thuhej në raport./N.Maho

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here