‘Viza amerikane.’ Berisha sulmon Ramën: Shpifarak që nuk ka asnjë moral 

0
164

Ish-kryeministri zbuloi se këtë ja kishte thënë edhe ambasadorit Lu, kur ky i fundit i kishte sugjeruar para 3 vjetësh të vizitonte SHBA.

I pyetur për deklarimet e Edi Ramës se i ishte refuzuar viza amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi atë si një invencion i një shpifaraku që nuk ka asnjë moral.

Berisha tha se nuk kishte aplikuar dhe nuk ka ndërmend të aplikojë për vizë amerikane, pasi ai tashmë nuk është një person zyrtar.

 ‘Në mënyrë absolute nuk kam marrë një mesazh të tillë nga SHBA. Nuk kam aplikuar asnjëherë dhe nuk kam ndërmend të aplikoj për vizë amerikane.

Këtë ja kam përcjellë ambasadorit Lu, i cili më tha se duhet të bësh një vizitë në SHBA.

Unë nuk jam më person zyrtar.

Ishte invencion i një shpifaraku që nuk ka asnjë moral’, u shpres ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha i konsideroi diversion të ulta komentet e fundit të Ramës. Ish-Kryeministri tha se mes Ramës dhe Bashës ka një distancë sa Everesti. Ai e konsideroi bizantin Ramën përkundër imazhit perëndimor të Bashës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here