Zgjedhjet e 14 majit, Meta: Përballë kemi kukullat e Rilindjes që kanë fytyrën e policëve me maska që nxjerrin familjet në rrugë

0
182

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ditën e sotme ka folur mbi kandidatët e zgjedhjeve të 14 majit, ndërsa ka thënë se opozita futet në këto zgjedhje me ‘super kandidatë’.

Meta shtoi se këta kandidatë përballë do kenë ‘kukullat e Rilindjes’ që kanë fytyrën e atyre policsëve me maska që shembën ‘Prestige’-in që ishte me leje, policëve që nxorrën familjet nga pallatet te Myslym Keta apo ata që kanë nxjerrë famlijet nga shtëpitë me gaz lotsjellës.

“Opozita është me super kandidatë në Tiranë, Elbasan e Durrës dhe përballë kemi kukullat e Rilindjes që kanë fytyrën e atyre policëve me maska që shembën ‘Prestige’-in që ishte me leje, dhe ata që shkuan për të nxjerrë familjet nga pallatet te ‘Myslym Keta’, ata që kanë nxjerrë familjet në rrugë me gaz lotsjellës dhe tani bëjnë sikur u qan zemra e shpirti për afganët e këdo tjetër”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here