PD në Peqin, Pashja përballë Ashikut: Në fund dorën njëri-tjetrit, sepse qëllimi është bashkimi!

0
121

Demokratët në Peqin po votojnë sot për të zgjedhur kryetarin e ri të degës së PD-së ndërmjet dy kandidatëve në garë: Mustafa Pashjes dhe Arjan Ashikut.

Në një intervistë për gazetarin Mirgen Sejdini të SYRI TV, kandidati Mustafa Pashja tha: “Deri në këto momente që po flasim, procesi po shkon normalisht, pa probleme. Votuesit shkojnë të qetë para kutive të votimit.

Unë jam njeri nga kandidatët e listës për kryetarë të degës së PD në Peqin.

Normalisht kam hyrë për të fituar, por në fund të garës kam idenë, cilido që të jetë fitues, që duhet t’i japim dorën njeri-tjetrit, sepse qëllimi nuk është thjesht fitorja; qëllimi është bashkimi i të gjithë elementeve në bazë të PD-së në mënyrë që PD të ngrihet në atë nivel që kërkon koha, në mënyrë që ajo gjithë ajo rini që është larguar jashtë shtetit, të kthehet në vendin e saj, t’i rikthehet besimi, t’i rikthehet shpresa se ky vend në një moment do të bëhet.

Ky është qëllimi im për të cilin i kam hyrë garës për kryetar të PD-së. Shpresoj që procesi do të shkojë i qetë deri në fund.”

Pashja përballë Ashikut për kreun e PD në Peqin: Në fund, dorën njeri-tjetrit, sepse qëllimi është bashkimi!/ar.sh/SYRI.NET

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here