Vendimi për shembjen e godinës, artistët kalojnë natën në ambientet e Teatrit

0
140

Këshilli Bashkiak një ditë më parë ka miratuar vendimin për shembjen e godinave të Teatrit Kombëtar. Artistë dhe përfaqësues të Aleancës të mbështetur dhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ish deputet demokrat kanë nisur rezistencën e tyre kundër këtij vendimi.

Artistët kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ambientet e Teatrit Kombëtar, ndërsa kryedemokrati Basha për shkak të angazhimeve që ka ditën e sotme, është larguar në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë reagimet për prishjen e Teatrit kanë qenë të shumta nga përfaqësues të lartë të shtetit si presidenti Ilir Meta i cili ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu ka reaguar edhe Europa Nostra, ku ka theksuar se Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar & nga shoqëria civile dhe ekspertë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here