Reagon Europa Nostra: I kundërvihemi shkatërrimit ilegal të propozuar për Teatrin Kombëtar, do e mbrojmë!

0
141

 

 

Organizata Ndërkombëtare që merr në mbrojtje monumentet e rrezikuara të rajonit, Europa Nostra ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Tiranë. Në mesazhin e saj në rrjetin social, pak minuta më parë, Europa Nostra shënon: “Ne qëndrojmë për trashëgiminë kulturore të Europës. Kjo është arsyeja se pse i kundërvihemi shkatërrimit ilegal të propozuar për Teatrin Kombëtar në Tiranë, një nga 7 vendndodhjet më të rrezikuara.Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar dhe nga shoqëria civile dhe ekspertë.” Tërheq kështu vëmendjen kjo organizatë,  e cila para pak kohësh e pati renditur godinën e Teatrit Kombëtar, për vlerat historike e arkitekturore që ka, si një nga  monumentet më të rrezikuara në Evropë. Me hashtagun “vlerat e BE” si dhe “Shteti i së drejtës”, ne nënkuptojmë se ky organizëm i trashëgimisë evropiane duhej së paku të respektohej nga pushteti I këtushëm. Por si duket, ka ndodhur e kundërta. Ne kemi politikanët e vetëm në botë që irritohen nga vlerat monumentale, që vlerësohen edhe në Evropë, duke reaguar me vendime shkatërruese. Në këtë moment, të vendimit të Europa Nostra, presupozohet që duhej të pezullohej nga qeveritarët tanë të ndërpritej çdo lloj vendimi që vinte dorë mbi godinën e Teatrit. Me reagimin e Europa Nostras, si dhe organizmave të tjerë ndërkombëtare, apo dhe diplomatëve të huaj në Shqipëri, të tërhiqet vëmendja në mbrojtjen e një prej vlerave më të gjalla historike, që krijon kompleksin muzeor të kryeqytetit. Që për fat të keq deri tani është shpërfillur nga politika e pushtetarët për fitime private, e interesa ekonomike që shkojnë përtej ligjshmërisë duke kryer akte të krimit ekonomik.standard.al

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here